Kosova
Për 3 vjet, 350 persona vdiqën në komunikacion
175 persona vetëm në vitin 2010 kanë humbur jetën në aksidente rrugore, shifër kjo që ka vazhduar me rënie deri në fund të vitit 2016.
Viteve të fundit është shënuar rritje e theksuar e numrit të personave të vdekur në trafik, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Vetëm brenda këtyre 3 vjetësh, 350 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që kanë ndodhur 23 mijë aksidente me më shumë se 45 mijë të lënduar.
Referuar këtyre statistikave, siguria në trafikun rrugor në vend vazhdon të jetë e ulët, sipas një raporti të publikuar nga Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani.
Në këtë raport thuhet se ndikimi i Policisë së Kosovës në rritjen e sigurisë në trafikun rrugor nuk ka qenë efikas.
Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Prishtinës nuk i kanë mirëmbajtur rrugët ashtu siç duhet.
Sipas raportit, gjithashtu Ministria e Infrastrukturës nuk i ka identifikuar pikat me rrezikshmëri në trafik dhe ka mangësi të tjera në organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit të aftësimit dhe provimit për patentë-shofer, si dhe në procesin e kontrolleve teknike të automjeteve.
Zyra Kombëtare e Auditorit të Përgjithshëm ka nxjerrë gjithsej 24 rekomandime me qëllim të përmirësimit të gjendjes në trafikun rrugor.
Prej tyre, 8 i janë rekomanduar Policisë së Kosovës, 10 Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, kurse 6 rekomandime janë bërë për Komunën e Prishtinës.
Këto rekomandime kanë të bëjnë kryesisht me identifikimin e qartë të faktorëve dhe shkaktarëve të aksidenteve.
https://youtu.be/Ypf13beNH8o
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














