Kosova
Veseli: Idealistët e VV-së do të zhgënjehen nga Albin Kurti
Kreu i PDK-së foli edhe për pritshmëritë për vitin e ri 2020
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se përkrahësit e Albin Kurtit do të zhgënjehen shumë me kalimin e kohës.
“Po kthjellohen gjërat edhe më shumë kur Albin Kurti ta merr qeverinë, se duhet ta merr. Kanë me u zhgënjye idealistët e VV-se atë çka ka promovua vet. Idealistët e VV-së ka me ardhur puna me i gjuajt me gurë e me vezë këta të vet. Çka i duhet takimi me Gjuriqin? Një patrioti që në kohën kur Serbia mohonte krimet në Reçak dhe Kosovë”-tha Veseli.
Veseli përmendi edhe një detaj të rëndësishëm gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
“Albini në seancë ka tentuar me mbajte larg flamurin kuq e zi. Duke u frikësuar me praninë e mediave ndërkombëtare dhe komentet e tyre për veprimin e tij.”
Kreu i PDK-së foli edhe për pritshmëritë për vitin e ri 2020.
“Do të jetë viti më vendimtar për Kosovën. Ose do të hyjmë në vitin me perspektivë ose hyjmë në konflikt me njëri tjetrin. Besoj se do të dalim të suksesshëm. Bashkimi Evropian duhet të ia jep Kosovës liberalizimin e vizave. Ne duhet ti kryejmë detyrat tona. Ne e kemi një problem të madh në mes vete, e sakatosim njëri tjetrin ” tha Veseli.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër Kërkesa për të pasur një patentë fizike drejtimi mund të bëhet thjesht një kujtim në Zvicër.... -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten -
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici













