Të tjera
Kosova luan ndeshje miqësore me Kuvajtin
Në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Botërorit, Kombëtarja e Kosovës në hendboll do t’i luajë dy ndeshje miqësore-kontrolluese. Djemtë e selektorit Taip Ramadani do të testohen nga Kombëtarja e Kuvajtit, që është prej më cilësoreve në Azi. Kuvajti është duke u përgatitur në regjionin tonë për një garë të rëndësishme dhe dy prej ndeshjeve do t’i luajë me Kosovën.
Ndeshjet me Kuvajtin do të luhen më 5 dhe 6 janar në Rahovec, në palestrën “Mizahir Isma”, që i plotëson të gjitha kushtet. Ndeshja e parë luhet të dielën nga ora 19:00, kurse e dyta të hënën nga ora 17:00. Kombëtarja jonë është duke u përgatitur në Prishtinë për ndeshjet e fazës së parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2021. Prej 10 deri më 12 janar në Benevento të Italisë, Kombëtarja e Kosovës luan ndeshjet me Italinë, Rumaninë e Gjeorgjinë.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve













