Shqipëria
Familja Sala hyn në shtëpinë e re që ia rindërtoi Rita Ora (VIDEO)
Çelësat e shtëpisë atyre ua dorëzoi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me një kushërirë të Rita Orës, Amantia.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, i doli në ndihmë familjes Sala nga fshati Pinar i Tiranës, pasi tërmeti i 26 nëntorit ia shkatërroi shtëpinë atyre.
Ora vendosi që kësaj familje t’ia rindërtonte shtëpinë dhe sot gjashtë anëtarët e familjes kanë hyrë në shtëpi të sigurt.
Çelësat e shtëpisë atyre ua dorëzoi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me një kushërirë të Rita Orës, Amantia.
“Këto ditë kemi qenë me kryeministrin për hapjen e shtëpive të reja që u rindërtuan pas tërmetit, por nuk i bën dot shteti gjithçka. Edhe në Angli, edhe në Amerikë shteti bën aq sa ka takat, por ama secili bën diçka shtesë. Vetëm ideja që Rita ka njëqind koncerte e gjëra, por i vajti mendja dhe tha: Nuk i bëj dot të gjitha, por një shtëpi do ta bëj, një njeri do ta ndihmojmë”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Edlira Sala, duke falënderuar kryebashkiakun Veliaj dhe këngëtaren për shtëpinë e re, e emocionuar tha se nuk kishte mundur që të sistemonte fëmijët e saj në një banesë të tillë.
“S’e kisha menduar ndonjëherë në jetën time që një këngëtare do të vinte të më bënte shtëpinë këtu. E falënderoj shumë madje, që e bëri këtë për familjen time”.
Veliaj ka publikuar në Facebook këtë aktivitet, duke e falënderuar Ritën:
Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!?
Në shtëpinë e re të familjes Sala?, e rindërtuar nga goca jonë Rita Ora, e cila iu përgjigj menjëherë thirrjes tonë për të adoptuar një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Faleminderit nga ❤ Rita!
https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/2817719624930801/
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare














