Ekonomi
Prodhimi industrial në eurozonë bie
Në katër vite ka rënë në nivelin më të ulët
Një rënie e thellë e prodhimit industrial të Eurozonës në fund të vitit të kaluar po sinjalizon qartazi sfidat me të cilat sektori do të përballet edhe në vitin 2020.
Rënia prej 2.1 për qind, më e madhja në gati katër vjet, ngjall dyshime nëse vërtet ekonomia do të mundet të rimëkëmbet pas gjithçkaje me të cilën është përballur. Në tremujorin e katërt ajo u rrit me vështirësi, por perspektiva e fillimit të vitit është drejtuar nga Coronavirusi, që e ka bërë gjithçka edhe më të paqartë.
Ndërsa disa rreziqe për perspektivën ekonomike u zvogëluan pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina janë pajtuar për një marrëveshje tregtare dhe Britania e Madhe u larguan nga Bashkimi Evropian, shpërthimi i virusit në Kinë e ka shtyrë botën në një krizë të re. Kompanitë kanë mbyllur fabrikat dhe kanë paralajmëruan për ndërprerje të zinxhirëve të furnizimit, një goditje e fuqishme kjo në fitimet e tyre.
Banka Qendrore Evropiane ka deklaruar se është në gatishmëri, në një kohë që kryekonomisti Philip Lane ka sugjeruar se situata mund të ketë efekte të rëndësishme afatshkurtra për ekonominë. Presidentja Christine Lagarde, nga ana tjetër është shprehur se krijuesit e politikave po shikojnë nga afër për ndonjë ndikim më të gjerë ekonomik.
Ekonomistë të tjerë deklarojnë se rënia e prodhimit industrial në muajin dhjetor mund të vijë edhe për shkak të faktorëve të përkohshëm. Franca u godit nga grevat dhe protesta për shumë muaj me radhë, ndërsa rënia ekonomike e Gjermanisë është e lidhur pjesërisht edhe me ngadalësimin e sektorit të ndërtimit në periudhën e festave.
Tashmë investitorët shprehen se hapi i ardhshëm i autoriteteve të politikës monetare është të konsiderohen politika lehtësuese për të stimuluar ekonominë. Megjithatë edhe para shpërthimit, Eurozona pritej të rritej vetëm me një rezultat të dobët 1.1 për qind këtë vit. Sigurisht që pas Coronavirus, rezultati do të jetë me gjasë edhe më i ulët, por kjo mbetet për t’u parë pasi Banka Qendrore Evropiane do publikojë projeksionin e rishikuar në muajin mars.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













