Shqipëria
Situatë alarmante e gripit në Shqipëri
Shqipëria renditet ndër vendet me nivel të lartë të përhapjes së virusëve të gripit në Evropë.
Ajo tashmë paraqitet me të kuqe në hartë, sikundër dhe tri shtete të tjera, shteti fqinj Greqia, Sllovenia dhe Luksemburgu.
Institucionet shqiptare të shëndetësisë kanë raportuar se virusi A me dy nëntipet e tij Ah1N1 dhe Ah3N2 dhe Virusi B po qarkullojnë me intensitet të lartë aq sa ekspertët vlerësojnë se në vend ka epidemi gripi.
Në një javë raportohen të jenë prekur 25 mijë persona nga infeksionet respiratore.
Por ndryshe nga Greqia, ku raportohen të kenë humbur jetën 38 persona, në Shqipëri autoritetet raportojnë vetëm dy humbje jete, dy gra mbi 60, të cilat janë konfirmuar se ishin me sëmundje kronike dhe ishin prekur edhe nga virusi i gripit. Këto në javën e tretë të muajit të janarit. Në javën e parë të muajit shkurt ka pasur 139 raste me sëmundje tepër të rëndë respiratore akute. Por, numri i të prekurve me grip mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjithe shkojnë te mjeku kur janë me grip.
Gjithsesi ekspertë të Shëndetësisë vlerësojnë se ky është piku i sezonit të gripit dhe pritet që këtë javë numri i rasteve të prekur në një javë të ulet.
Por përveç epidemisë së gripit, sistemi është në alert për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pasi ndonëse në Evropë ka raste sporadike, në vatrën e shpërthimit ka një transmetim të shpeshtë dhe tanimë është rritur edhe numri i vdekshmërisë, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve













