Kosova
Lajmi i fundit: Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhat
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për hapjen e linjës hekurudhore
Pak para se të nisë Konferenca e Sigurisë në Munih, është firmosur letra e shprehjes së interesit për autostrada dhe letra e shprehjes së interesit për hekurudha.
Thuhet se përmes këtyre letrave, Kosova dhe Serbia shfaqin gatishmërinë për rihapjen e rrugëve që janë pjesë e korridoreve hekurudhore dhe rrugore si dhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy kryeqytetet me njëri-tjetrin, ashtu si edhe me Europën.
Kjo marrëveshje është arritur me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell, që njëherësh është edhe i Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi.
Ujdia është firmosur në prani të Presidentit të Kosovës, Hashimn Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në muajin janar Kosova dhe Serbia nënshkruan edhe ujdinë – e cila erdhi befasishëm – për rihapjen e linjës ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit.
Kjo dinamikë e re në raportet mes Kosovës dhe Serbisë vjen pas angazhimit të drejtpërdrejtë të Dërguarit të Posaçëm të presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell, përcjell albinfo.ch.
https://www.facebook.com/dw.shqip/videos/168812237878460/
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër Për vite me radhë, prodhuesi i makinave Tesla kryesonte fushën për sa i përket shitjeve të... -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2% -
Më shumë se 8 milionë CHF janë shpenzuar për fushatat e votimit të 8 marsit -
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme












