Muzikë
Orges Toce, koncert në Vjenë për publikun shqiptar
Artisti shqiptar Orges Toce prej vitesh bën muzikë shqipe në Austri.
Shumicën e mbrëmjeve ai dhe grupi i tij “Orges & the Ockus Rockus” këndon para publikut
austriak duke mbajtur koncerte nëpër vendet më të njohura në Austri dhe jashtë saj.
Muaj më parë Orgesi ka promovuar në Vjenë albumin e ri të tij “Peshk” i cili ka 17 këngë
shqipe .
Orgesi së bashku me anëtarët e grupit, Bernd Satzinger dhe Christian Eberle do të paraqitet të
shtunën enkas para publikut shqiptar në Vjenë, raporton “albinfo.ch”.
Organizata KÂ, ka marr përsipër organizimin e këtij koncerti me qëllimin e mirë për të
përkrahur këtë bend.
“Albumi i grupit është promovuar para disa javësh në një prej skenave më të mira në
Vjenë. Këngët janë të gjitha shqip përveç një kënge në gjuhën gjermane. Janë të gjitha këngë
unike dhe këndohen nga një grup unik për stilin e tij të këndimit”, ka thënë për albinfo.ch,
Ermal Vejsa, organizator i kësaj mbrëmje.
Hyrja është sipas vullnetit të pjesëmarrësve ndërsa të gjitha të ardhurat do të shkojnë për
bendin.
Koncerti mbahet më datë 15 shkurt, duke filluar nga ora 21:00 në COCO Bar në Vjenë.
Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova” Platforma albinfo.ch është partnere mediale e festivalit dhe ajo do të ju mbajë të informuar mbi...
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
-
Gjeneva
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Gjenevë për 4 vjet me radhë sjell fima shqiptarë
Jeta në Zvicër
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi Kryetari i Odës Ekonlmike të Kosovës Lulzim Rafuna u takua me Fehmi Fetahi, pronar i kompanisë...
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023
-
Qeveria zvicerane synon ekuilibër më të mirë gjinor në administratën federale