Kosova
11-vjeçarja bie në bunar, humb jetën
Një 11-vjeçare humb jetën në Ferizaj, pasi bie në bunar.
Ishte duke luajtur me të afërmit në oborrin e shtëpisë. Por, pasditja e së dielës doli të jetë fatale për një 11-vjeçare nga komuna e Ferizajt. Ajo aksidentalisht ra në pusin që gjendej pranë shtëpisë së saj. Kanë qenë të afërmit e fqinjët e saj ata të cilët kanë intervenuar, duke e nxjerrë vajzën e mitur nga pusi. Por, ajo tashmë kishte marrë lëndime të rënda trupore.
Sipas mjekëve të QKUK-së, e mitura ishte dërguar pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt. Por, pas intervenimit të stafit mjekësor, ka arritur të rikthehet.
Në atë gjendje 11-vjeçarja u dërgua në QKUK dhe u vendos në repartin e Intensives, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Detaje për gjendjen shëndetësore dhe trajtimin e saj në QKUK ka dhënë shefi i Klinikës Intensive, Shaqir Uka.
“Pacientja 11-vjeçare, e cila pësoi lëndime për shkak të rënies në një pus në regjionin e Ferizajt, është sjellë fillimisht në qendrën emergjente në Ferizaj, aty ka shku pa shenja jete. Në qendrën emergjente të Ferizajt ajo është ngjallur dhe është sjellë në emergjencën e QKUK-së”, shpjegon doktori.
Ai thotë se në Klinikë ajo kishte shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Pas ekzaminimeve të kryera në Emergjencë, fëmija është sjellë në kujdesin Intensiv Qendror në gjendje të rëndë shëndetësore. E kemi trajtua me barna, me frymëmarrje komplet të asistume, nga aparati i frymëmarrjes. Masat për rikthimin në gjendje normale të fëmijës rezultuan të pasuksesshme. Nuk ka pasë lëndime të dukshme. Ka qenë një mbushje e plotë në rrugët e frymëmarrjes me ujë nga pusi”, sqaron për rastin e rëndë mjeku i QKUK-së.
Ai pohoi se vajza e mitur aksidentalisht ra në pus dhe si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.
Sipas tij, kanë qenë familjarët e saj ata të cilët e kanë nxjerrë këtë të mitur nga pusi.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori Rekorde të reja u regjistruan në 19 stacione meteorologjike, ndërsa ngrohja e lumit detyroi edhe masa... -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit














