Shqipëria
Shqipëria ndër vendet e pakta pa virus
Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus
Autoritetet Shëndetësore thonë se kanë testuar 50 raste të dyshuara, por që kanë rezultuar negative. Por, çfarë po ndodh me Shqipërinë? Nga Italia fqinje, e cila është kthyer në vatrën e epidemisë për të gjithë Evropën vijnë çdo ditë 18 mijë udhëtarë.
Ka shpjegime që për shkak të kushteve klimatike, pasi ne jemi më ngrohtë, ne kemi shumë mikroorganizma gjatë gjithë vitit dhe kemi një imunitet më të fortë në momentin që shfaqen organizma të reja, raporton TCH.
Por në fakt nuk është prekur rajoni sepse edhe Greqia dhe Maqedonia Veriore nuk kanë shpërthime komunitare por kanë raste të importuara, përcjell abinfo.ch.
Në fakt nuk rezultojnë të jenë prekur nga Covid-19, sipas burimeve zyrtare përveç Shqipërisë, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia.
Por, të dhënat tregojnë se një pjesë e mirë të prekurve nuk shfaqin simptoma, ndërkohë që në Kinë raportohet se kanë qarkulluar dy viruse. Njëri tepër agresiv, pra me simptoma të rënda dhe një tjetër me simptoma më të lehta, por që kishte probabilitete më të lartë që të përhapej më shumë.
Ekspertët kanë vlerësuar se virusi ka strukturë të ngjashme me atë të HIV AIDS ndaj kundër tij po përdoren këto medikamente.
“Po përdoren antiretrovirale dhe së fundmi antimalarike. Këto janë përdorur në Kinë dhe po përdoren edhe në Itali”, shprehet Andi Korraqi.
Në Shqipëri ka dyshime se virusi nuk kapet pasi në testojmë shumë pak raste. Janë testuar gjithsej 50 raste, ndërkohë testohen vetëm ata të cilët vijnë nga vendet e prekura dhe shfaqin simptoma në pikat tona kufitare.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë hedh poshtë dyshimet se në laborator testohen pak raste për shkak të mungesës së kiteve. Ata thonë se ka kite mjaftueshëm për çdo skenar të mundshëm.
E-Diaspora
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë Aeroporti zviceran pëson rënie të ndjeshme në klasifikimin ndërkombëtar të kënaqësisë së udhëtarëve.... -
Tregu i punës në Zvicër në rënie, pritshmëritë bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021 -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm?










