Lajme
Olympiacosi në Londër, një shqiptar në ekip
Olympiacosi do të udhëtojë drejt Londrës, ku të enjten do të tentojë përmbysjen e madhe ndaj Arsenalit në rundin e 1/16 të Europa League. Skuadra greke do të ketë një forcë më shumë në këtë sfidë, ku e pret një mision shumë i vështirë.
Sot Olimpiacos ka zyrtarizuar edhe listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj topçinjve. Ajo që bie në sy është ftesa për në ekipin e parë të Emiliano Bullarit.
Sulmuesi i Shpresave kuqezi është pjesë e ekipit të rinjve të Olimpiacos, por me paraqitjet e tij ka bindur dhe tashmë ka fituar hapësira në ekipin A.
Në fakt, 18-vjeçari pritej të ishte prezent që në ndeshjen e parë, megjithatë mundësia është shfaqur sërish dhe Bullari shpreson të ketë minuta në dispozicion, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”













