Kosova
Kurti kërkon falje për dy gjëra
Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar falje për dy gjëra.
E para, se sot nuk është hequr tarifa 100 për qind për lëndët e para të importuara nga Serbia, dhe e dyta se nuk është respektuar urdhëresa për distancën fizike mes zyrtarëve shtetërorë gjatë mbledhjes së mbrëmshme në Kuvend dhe Qeveri.
Sipas Kurtit, për sot ishte paraparë të hiqej tarifa 100% ndaj lëndës së parë që importohet nga Serbia.
“Kjo nuk do të ndodhë, sepse qëndrimi im i shprehur më 26 shkurt 2020 ndërkohë nuk u bë vendim. Më vjen keq për këtë. Ende nuk kam arritur ta bind partnerin tonë të koalicionit qeverisës, LDK-në, për atë që vetë jam i bindur: zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në Facebook.
Sa i përket kërkimfaljes së dytë, Kurti ka thënë se gjatë seancës së djeshme të Kuvendit, që nisi pasdite e përfundoi pas mesnate, nuk u respektuan urdhëresat për distancë fizike mbi një metër midis njerëzve në kohën e pandemisë së virusit Corona.
“Me zëvendëskryeministrat e mi tërë kohën isha më afër se aq, e nganjëherë edhe përgjatë bisedave të ndryshme teksa diskutonim mbi buxhetin 2020, të cilin e aprovuam mbrëmë. Më vjen keq për këtë dhe ju kërkoj falje”, ka theksuar kryeministri, shkruan kallxo.com, përcjell albinfo.ch.
Reagimi i plotë i Albin Kurtit.
Të nderuar qytetarë,
Sot, më datë 15 mars 2020, është dashur që të hiqet tarifa 100% në lëndën e parë që importohet nga Serbia. Kjo nuk do të ndodhë sepse qëndrimi im i shprehur më 26 shkurt 2020 ndërkohë nuk u bë vendim. Më vjen keq për këtë. Ende nuk kam arritur ta bind partnerin tonë të koalicionit qeverisës, LDK-në, për atë që vetë jam i bindur: zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme.
Seanca e djeshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës që nisi pasdite e përfundoi pas mesnate, nuk respektoi urdhëresat për distancë fizike mbi një metër midis njerëzve në kohën e pandemisë së virusit Corona. Me zëvendës-kryeministrat e mi tërë kohën isha më afër se aq, e nganjëherë edhe përgjatë bisedave të ndryshme teksa diskutonim mbi buxhetin 2020 të cilin e aprovuam mbrëmë. Më vjen keq për këtë dhe ju kërkoj falje.
Përzemërsisht,
Albin Kurti
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”













