Kosova
VV e hap muhabetin e zgjedhjeve
Deputeti Mefail Bajqinovci: "Ne nuk dëshirojmë ta shohim vendin prapë në zgjedhje në këtë kohë, por nëse ndodh kjo, jemi të gatshëm dhe më superior se në zgjedhjet e kaluara”
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje. Ai po thpotë se Agim Veliu, kur e ka pranuar postin e ministrit, është dashur ta dijë se eprori i tij është Albin Kurti, i pëlqeu kjo apo jo.
Bajqinovci ka shkruar në Facebook se veprimet e Veliut në koalicionin qeverisës, kanë qenë gjithnjë në kundërshtim me hierarkinë qeverisëse.
“Vet pranimi i postit të ministrit nga Agim Veliu në muajin shkurt, ka nënkuptuar se ai do ta ketë shef Albin Kurtin, i pëlqeu apo nuk i pëlqeu. Veprimet e Veliut në koalicionin qeverisës, ishin gjithnjë në kundërshtim me hierarkinë qeverisëse. Nuk mund ta kesh shef Albin Kurtin, e të veprosh nën urdhrat e dikujt tjetër, që nuk i takon koalicionit qeverisës, madje Veliu ishte kundërshtari më i madh edhe i koalicionit VV-LDK”, ka shkruar Bajqinovci.
Ai ka shtuar se VV’ja dhe Kurti nuk i nënshtrohen askujt. Madje, ka deklaruar se nëse vendi shkon në zgjedhje, VV është më e gatshme dhe më superiore se në zgjedhjet e kaluara.
“Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti nuk i nënshtrohet e as nuk shantazhohet prej askujt. Ne nuk dëshirojmë ta shohim vendin prapë në zgjedhje në këtë kohë, por nëse ndodh kjo, jemi të gatshëm dhe më superior se në zgjedhjet e kaluara”, ka shkruar Bajqinovci.
https://www.facebook.com/mefail.bajqinovci/posts/10222177208040352
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Inflacioni në zero Shkalla e inflacionit në Zvicër ra përsëri në zero përqind në nëntor, pak më poshtë nga... -
Zvicra përgatitet për një valë të hershme gripi -
Si do të ndryshojnë trendet e imigracionit në Evropë në vitin 2026 -
Katër të rinj nga Friburgu humbën jetën në një aksident rrugor në Francë -
Mungesë banesash: Një apartament 60-vjeçar ofrohet për 18 milionë franga














