Lajme
Në cilin vend në botë po injorohet koronavirusi?
Janë shumë të pakta vendet e që deklarojnë se nuk kanë asnjë rast koronavirusi. Disa ishuj të largët, disa vende afrikane ku përhapja e testimeve, por edhe shkëmbimet me jashtë janë shumë të pakët.
Por, ka edhe vende, ose më mirë regjime, ku të dhënat nuk mund të merren shumë për bazë. Aty ku ka dyshime për të dhënat kineze, në vende si Koreja e Veriut shndërrohen në bindje që ato fshihen. Por, nuk ngel pas edhe një vend pak i përmendur i Azisë, Turkmenistani.
Një nga vendet më të pasura me gaz natyror në botë, Turkmenistani, është edhe një nga më të mbyllurit dhe totalitarët, sipas raporteve ndërkombëtare si World Press Freedom, që e vejnë në vendin e fundit.
Mbyllja dhe mungesa e informacionit për rreth 6 milionë banorët e saj, të shpërndarë në një vend të madh sa Spanja, vlejnë edhe për pandeminë globale të koronavirusit, që zyrtarisht nuk ka hyrë në atë vend. Diçka e vështirë për t’ u besuar në një vend kufitar me Iranin që është një nga vatrat e pandemisë.
Jo vetëm. Sipas organizatës Reporters without Borders, vetë fjala koronavirus është e përjashtuar nga çdo media shtetërore dhe nuk këshillohet nga agjentët civilë që ndodhen kudo në kryeqytetin Ashgabat.
Asnjë kronikë mbi përhapjen ndërkombëtare të pandemisë transmetohet në televizion, asnjë informacion nga Ministria e Shëndetësisë.
Vetëm në një rast, presidenti i tij Gurbanguly Berdymukhamedov, një ish-dentist që kontrollon vendin nga viti 2007, ka sugjeruar që tymosen qytetet me një ekstrakt nga një bimë mjekësore lokale e quajtur harmala, për të zmbrapsur “një armik të padukshëm”.
Normalisht, çdo aktivitet masiv është i hapur, edhe pse shkollat kanë zgjatur pushimet e tyre, normalisht pa dhënë asnjë shpjegim për shkakun që po tremb gjithë pjesën tjetër të planetit.
Turkmenistani është nga vendet më të pasura me gaz, por edhe nga më totalitarët.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100














