Lajme
Gjermania planifikon të fillojë zbutjen e masave më 19 prill
Gjermania ka hartuar plane për të filluar zbutjen e masave për luftimin e koronavirusit pas 19 prillit raporton Reuters.
Gjermania ka hartuar një listë me masa, përfshirë obligueshmërinë për të vënë maska, limitet në tubime dhe gjurmimin e shpejtë të zinxhirit të infektimit. Me këto masa, zyrtarët mendojnë se jeta mund t’i rikthehet normalitetit dhe izolimi të përfundojë gjatë këtij muaji.
Propozimet, të përfshira në një draft dokument të përpiluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilën e ka parë Reuters, thonë se masat e ndërmarra do të jenë të mjaftueshme që të mbahet numri i njerëzve që infektohen nga një person nën 1, edhe pasi jeta të kthehet gradualisht në normalitet.
Që ky plan të jetësohet, mekanizmat duhet të arrijnë të regjistrojnë më shumë se 80 për qind të njerëzve me të cilët një person i infektuar ka pasur kontakt në 24 orët e fundit tij pasi është diagnostikuar.
Me këto masa parashohin të rihapen shkollat dhe të fillojnë “të relaksohen” kontrollimet strikte në kufij.
E-Diaspora
-
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih kanë publikuar udhëzimet zyrtare... -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe”
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














