Koronavirusi: çast pas çasti
Kthimi në shkolla nuk është obligativ në Francë
Derisa në vendet tjera është obligative, Franca ka vendosur që të mos jetë obligative
Kthimi në shkollë në Francë do të bëhet mbi bazën e punës vullnetare të prindërve dhe vënia e maskës me siguri do të imponohet në transport, njoftoi presidenca franceze e cila po përgatit strategjinë e daljes nga kufizimi, i planifikuar nga 11 maji.
“Gjithashtu, nuk do të ketë një heqje rajonale e kufizimit, por strategjitë do të përshtaten sipas territoreve”, njoftoi Elysee, pas takimit të presidentit Emmanuel Macron me deputetët.
“Përparësi padyshim do t’u jepet më të vegjëlve, atyre që nuk janë të pavarur, si edhe fëmijëve më në vështirësi, por në çdo rast në bazë të punës vullnetare të prindërve, pa detyrimin e kthimit në shkollë”, theksoi presidenca.
Sipas Presidencës, përsa i përket transportin publik, me siguri do të jetë e nevojshme vënia e maskave, transmeton ATSH.
Emmanuel Macron kështu inkurajoi kryetarët e bashkive që të blinin maska për publikun e gjerë, por nisur nga një logjikë rekomandimi, pa detyrim, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji













