Kosova
Banka Botërore: Mund të ketë rikthim të ekonomisë në Kosovë më 2021
Banka Botërore ka paraparë rënie të ekonomisë në Kosovë prej 4.5 për qind në vitin 2020, për shkak të COVID-19
Megjithatë ajo ka thënë se mund të ketë rikthim të rritjes më 2021.
Në raportin e publikuar të mërkurën është thënë se “Banka Botërore është duke finalizuar një program aktivitetesh, që mund të tejkalojë 120 milionë euro, për të mbështetur Kosovën në menaxhimin dhe zbutjen e ndikimit të koronavirusit”.
Ky program përfshin mes tjerash një projekt të ri me procedura të përshpejtuara për t’iu përgjigjur prioriteteve urgjente të sektorit të shëndetësisë dhe për të mbrojtur të ardhurat e ekonomive familjare.
“Banka Botërore është e përkushtuar të mbetet partner i fortë për Kosovën gjatë këtyre kohëve të vështira dhe ekipet tona po punojnë për t’i ndihmuar Kosovës për t’iu përgjigjur sa më shpejt krizës së COVID-19”, ka thënë, Marco Mantovanelli, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën.
“Pas aprovimit nga Banka Botërore, është i nevojshëm nënshkrimi i shpejtë i marrëveshjes nga Qeveria si dhe ratifikimi nga Kuvendi për të siguruar që fondet janë në dispozicion për të përfituar Kosova dhe qytetarët e saj”, ka thënë mes tjerash ai.
Sipas këtij raporti, shpërthimi i pandemisë me koronavirus dhe masat e nevojshme të frenimit të saj janë duke shkaktuar presion të paparë për investimet, konsumin privat, por edhe për eksportet dhe remitencet nga diaspora.
Raporti i fundit përqendrohet në ndikim makroekonomik të këtij virusi në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë deri më tani janë regjistruar 790 persona të infektuar, 232 të shëruar dhe 22 të vdekur, si pasojë e koronavirusit të ri.
E-Diaspora
-
Nga Brukseli në Hagë, rrugëtimi i një libri që kërkon përgjigje “Padrejtësinë më së shumti e ndjejnë ata që e kanë përjetuar vetë”, tha autori Ibish Neziri... -
Kur heshtja u thye nga një burrë: “Edhe unë kam qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës” -
Florim Kadriu: Solidariteti i shoqërisë fitoi kundër përhapjes së frikës -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Zvicër
-
Treni nga Zvicra në Londër mund të dalë në shina që në vitin 2030 Treni i planifikuar midis qyteteve zvicerane dhe kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkuar mund të jetë funksional... -
Qendrat e të dhënave që konsumojnë energji po bëhen një çështje politike në Zvicër -
Numër rekord vendesh pune në inteligjencën artificiale në Zvicër -
Marrja në pyetje e çiftit Moretti del jashtë kontrollit -
Projekti “AHV 2030” i Këshillit Federal mund të dyfishojë pensionet













