Kosova
Rënie e theksuar e blerjes së veturave nga kosovarët
Kosova, sikurse e gjithë bota po përballet me pandeminë, kjo si pasojë e përhapjes së virusit korona.
Përveç vdekjeve të shumta që u shkaktuan në gjithë vendet, situata e krijuar ka prekur thuajse çdo biznes në secilin cep të botës.
E që nga 14 marsi, Qeveria në Kosovë, bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINS), në mesin e shumë vendimeve, morën vendim edhe për mbylljen e kufijve.
Prej asaj kohe koronavirusi përveç sfidave në sistemin shëndetësor, e goditi biznesin e vendit tonë, sidomos blerjen e veturave jashtë Kosovës.
Importi i veturave të përdorura, por edhe atyre të reja, në Kosovë ka rënë dukshëm në 4 muajt e fundit, me theks në muajt mars e prill.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka treguar për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus se gjatë muajit prill të këtij viti janë importuar vetëm 344 vetura të përdorura.
Derisa në periudhën e njëjtë kohore të vitit 2019, ishin importuar 1 mijë e 660 automjete.
“Importi i veturave të përdorura për këtë 4 mujor ka pësuar rënie. Nëse në vitin 2019-të kishim 5590 copë automjete, tani kemi 4313 copë, ku vetëm në prill kemi pasur import shumë të ulët, pra vetëm 344 automjete që në krahasim me vitin paraprak është ulje e konsiderueshme, sepse prilli i 2019 ishte 1660 cope”, ka treguar Stavileci.
Ky zvogëlim i blerjeve nga shtetet e jashtme ka edhe pasojat për Kosovës, pasi janë 3.4 milionë euro më pak taksa të paguara për shtetin për katër muajt e parë të këtij viti, prej edhe kur u shfaq koronavirusi.
“Edhe taksat kanë rënë pasi gjatë katër mujorit të vitit të kaluar kemi pasur 16.2 milionë, e këtë vit kemi 12.8 milionë”, tregon Stavileci.
Kosova ka shënuar rënie edhe në blerjen e veturave të reja.
Derisa në marsin e 2019-tës ishin importuar 342 vetura, marsin e këtij viti janë importuar 120 automjete.
Por, rënia e importit të veturave ka qenë edhe më keq në muajin prill të këtij viti.
Në 2019-tën ishin importuar 338 vetura, kurse në prillin e këtij viti janë importuar hiç më shumë se 93 vetura.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme vazhdon dhe furnizimet me karburant po ngushtohen, disa linja ajrore... -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër -
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran -
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët














