Lajme
Britania shënon 449 viktima të koronavirusit për 24 orë
Gjatë 24 orëve të kaluara në Britaninë e Madhe nga koronavirusi kanë vdekur 449 persona. Në këtë shifër përfshihen vetëm vdekjet që kanë ndodhur në spitale, por jo edhe ato që janë shënuar në shtëpitë e të moshuarve.
Prej 449 të vdekurve në spitale, 331 raste u shënuan në Angli, 83 në Skoci, 21 në Uells dhe 14 në Irlandën Veriore. Qeveria pritet ta publikojë shifrën zyrtare më vonë gjatë ditës, ku do të përfshihen edhe vdekjet që kanë ndodhur në shtëpitë e të moshuarve dhe në vende të tjera.
Shifra e re u publikua pas kryeministri Boris Johnson tha se synim i autoriteteve shëndetësore është që ta rrisin kapacitetin e testimeve në 200 mijë në ditë deri në fund të këtij muaji, shkruan “Metro UK”.
Shefi i qeverisë britanike u kthye për të raportuar në Dhomën e Ulët për herë të parë që nga shërimi prej koronavirusit dhe u përball me kryetarin e Partisë Laburiste në opozitë, Sir Keir Starmer.
Laburisti Starmer e akuzoi kryeministrin Johnson për punë të dështuar të qeverisë në luftën kundër koronavirusit, transmeton Gazeta Express.
Ndryshe, mjekët britanikë të mërkurën kërkuan hetim publik për trajtimin që ia ka bërë qeveria pandemisë për të zbuluar pse ky shtet është më i godituri në Evropë nga koronavirusi.
E-Diaspora
-
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje Ai kishte goditur një person me një thikë kuzhine, duke i shkaktuar lëndime kërcënuese për jetën... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













