Koronavirusi: çast pas çasti
SHBA kundër hapjes së shpejtë të vendit
Eksperti i njohur amerikan, Anthony Fauci, thotë se një heqje e parakohshme e kufizimeve të vendosura si pasojë e pandemisë së koronavirusit do të paraqiste një rrezik të madh për vendin.
Zoti Fauci, i cili drejton Institutin Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, tha për gazetën “New York Times” se nëse vendi anashkalon planin me tri faza të hapjes që ka propozuar Shtëpia e Bardhë, atëherë rrezikon krijimin e vatrave të reja e të shumëfishta të sëmundjes.
Eksperti i lartë amerikan tha se kjo gjë do t’i çonte dëm përpjekjet e vendit për t’iu kthyer normalitetit, e do të rezultonte në vuajtje e vdekje të panevojshme, raporton Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar për javë të tëra se një lehtësim i parakohshëm i kufizimeve dhe i veprimtarisë së biznesit mund të çojë në një rritje të rasteve të reja me COVID-19.
Plani i Shtëpisë së Bardhë përcakton disa rekomandime për shtetet, duke sugjeruar që hapja duhet të konsiderohet atje ku ka të dhëna të dokumentuar për një rënie të numrit të rasteve të reja me koronavirus për të paktën dy javë me radhë, si dhe sisteme të forta testimi e gjurmimi të kontakteve të atyre që janë testuar pozitivisht.
Në Shtetet e Bashkuara deri tani janë shënuar më shumë se 1.3 milion raste me koronavirus dhe mbi 80 mijë të vdekur.
E-Diaspora
-
Hoxha takon deputetin shqiptar në Suedi, Arbër Gashi Ministri Ferit Hoxha takon deputetin shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Arbër Gashi: Rrënjët tona mbeten të... -
Samiti i Diasporës: Begaj nderon figurat shqiptare, Lorik Cana merr “Urdhrin e Skënderbeut” -
Diaspora hap kapitull të ri bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030” -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë -
Tirana bëhet kryeqendra e diasporës shqiptare, nis Samiti i 4-t me pjesëmarrje të gjerë
Jeta në Zvicër
-
Fribourgu prezanton plan veprimi për mbështetjen e sektorit të qumështit Kantoni i Fribourgut ka prezantuar një plan veprimi që synon përmirësimin e kushteve në sektorin e... -
Xhamia e madhe në St. Gallen: Skepticizëm, por edhe shpresë për dialog -
Pse Zvicra po ngrohet më shpejt se shumica e vendeve në botë? -
Zvicra ka ulur emetimet e gazrave serrë me 27% që nga viti 1990 -
Si do të ndikonte vota anti-imigracion e Zvicrës në Gjenevë?













