Bota
Djegia e flamujve ndalohet me ligj në Gjermani
Ky ligj u soll për miratim nga deputetët, pasi protestuesit i dogjën flamujt e Izraelit në rrugët e Berlinit.
Parlamenti i Gjermanisë e ka miratuar ligjin, me të cilin djegia e flamujve të shteteve të huaja është shkelje e dënueshme. Sipas ligjit të ri, ata që e bëjnë këtë vepër, mund të dënohen me tre vjet burgim.
“Në Gjermani, flamuri izraelit nuk lejohet të digjet”, tha Johannes Fechner, zëdhënës për politika ligjore i Partisë Socialdemokrate.
Ministrja e Drejtësisë, Christine Lambrecht, tha se djegia e flamujve në hapësira publike nuk ka të bëjë asgjë me protestat paqësore. Sipas saj, qëllimi i këtyre gjesteve është që të nxiten urrejtja, zemërimi dhe agresioni, shkruan “Dw”, përcjell albinfo.ch.
Para miratimit të këtij ligji, Kodi penal i Gjermanisë ofronte mbrojtje për simbolet e Republikës federale dhe të shteteve të tjera me kushte të caktuara. Për shembull, për ta mbrojtur flamurin e një shteti, Gjermania duhej të kishte marrëdhënie diplomatike me të.
Me ligjin e ri synohet mbyllja e këtij boshllëku dhe ofrimi i mbrojtjes edhe për flamurin e Bashkimit Evropian, që është djegur gjatë protestave të euroskeptikëve dhe përkrahësve të së djathtës ekstreme.
Partia e vetme që votoi kundër këtij ligji ishte partia e së djathtës ekstreme, AfD (“Alternativa për Gjermaninë”). Sipas tyre, ky ligj është në kundërshtim me lirinë e të shprehurit dhe kreativitetit artistik.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike













