Koronavirusi: çast pas çasti
Lehtësimet e masave, a jemi vërtet të sigurt?
Ende nuk ka vaksinë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, dhe nuk ka ilaçe
Me udhëzimet për distancimin shoqëror dhe karantinimin që nuk po bëhet më, njerëzit kanë filluar të kthehen në plazhe, parqe dhe restorante.
Por mund të pyesni: Çfarë është kaq e ndryshme tani në krahasim me situatën në mars dhe prill? A jemi vërtet të sigurt?
Porositë për të qëndruar në shtëpi ishin të gjera dhe të rrepta. Qëllimet ishin: për të minimizuar infeksionin dhe vdekshmërinë, për të “rrafshuar kurbën” – dhe për t’i dhënë sistemeve shëndetësore mundësinë që të përballonin sasinë e madhe të të infektuarve.
Në shumë vende, numri i vdekjeve dhe rasteve ka rënë në javët e fundit.
Kufizimet gjithashtu i dhanë kohë zyrtarëve të ngrenë kapacitete të reja për të testuar dhe gjurmuar kontaktet e virusit. Siguria juaj varet nga vendi ku jetoni – dhe çfarë kuptoni ju me siguri.
Shumë vende në SHBA po shohin një rënie të numrit të rasteve të reja. Të tjerët po shohin rritje, transmeton Scan.
Çdo shtet demokratik në botë pasqyron të dhënat e testimit. Këto burime janë shumë të dobishme për të përcaktuar nëse është më e sigurt për të dalë jashtë sesa ishte gjashtë javë më parë. Duhet të shikoni për dy gjëra për të vlerësuar sigurinë:
*Një shkallë në rritje e testimit (kurba e numrit të testeve në ditë po bëhet më e shpejtë).
*Një numër i ulët dhe në rënie i rasteve pozitive.
Një mënyrë e mirë për të shikuar sa të sigurt jeni, është përqindja e testeve që janë pozitive. Nëse po rritet është e keqe, nëse jo, është mirë. Por ‘më e sigurt’ nuk do të thotë se nuk ka asnjë rrezik. Nëse ka ndonjë rast në qytetin tuaj, atëherë të qenit rreth njerëzve mund të rrisë rrezikun tuaj, prcjell albinfo.ch.
Dhe mbani mend, ende nuk ka vaksinë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, dhe nuk ka ilaçe që janë provuar efektive si trajtime. Dhe ekziston rreziku për një “valë të dytë”.
E-Diaspora
-
A është diaspora shkencore e Kosovës një potencial i pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit? Studim i ri ngre pyetje mbi rolin e profesionistëve të kualifikuar jashtë vendit dhe mungesën e... -
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














