Koronavirusi: çast pas çasti
Kufiri nga ana zvicerane hapet më 15 ndërsa nga ana gjermane, më 16 qershor!
Kontrollet e vendosura nga mesi i marsit janë zbutur që nga e mërkura e kaluar
Kontrollet në kufijtë gjermanë që janë vendosur me pandeminë e koronavirusit, përfundojnë në natën në mes të të dielës dhe të hënës, pra në mes të 14 dhe 15 qershorit. Ky ishte lajmi i bërë publik sot më heret në mediat zvicerane, duke iu referuar një zëdhënësi të Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme. Kontrollet e vendosura nga mesi i marsit janë zbutur që nga e mërkura e kaluar, transmeton albinfo.ch.
Por, ndërkohë u bë e ditur se hapja e kufirit të hënën, më 15 qershor bëhet vetëm nga ana zvicerane. Gjermanët, sipas këtij njoftimi të ri, do të hapen në tërësi vetëm pasi të kalojë dita e 15 qershorit, pra, një ditë më vonë.
Ministria e Brendshme gjermane shkruan se “kontrollet kufitare të vendosura në kufijtë e brendshëm evropianë për shkak të pandemisë koronare do të përfundojnë më 15 qershor”, transmeton albinfo.ch mediat gjermane. Në këtë detaj fshihet sherri: Sipas shprehjes së palës gjermane nënkuptohet që edhe 15 qershori do të vazhdojë me të vjetrën, pra, me kufij të mbyllur.
Ky kaos duket se do të ngatërrojë gjithë ata zviceranë që mezi kishin pritur të dilnin në vendin fqinj për të bërë shoping, shkruajnë sonte mediat zvicerane. Kjo, pasi që prej kohësh ishte shpallur se kufijtë do të hapeshin më 15 qershor.
Ndërkaq, kontrollet e vendosura humë kohë më parë për të frenuar migrimin ilegal në kufirin Gjermani – Austri, vazhdojnë të mbeten.
Kontrollet për të huajt që vijnë me aeroplan nga Spanja nuk përfundojnë deri më 21 qershor.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik Në ambientet e TechPark Prishtina, sot u përuruan këndi dhe platforma më e re “Made in...
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë?
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
Jeta në Zvicër
-
Përhapet mushkonja tigër: Zbulohen dy lloje në Aargau Mushkonja tigër është një specie e huaj dhe pushtuese nga Azia Juglindore. Është shumë e zakonshme...
-
Sipas monitorimit të çmimeve, në këto dyqane po shiten produktet më shtrenjtë
-
Olaf Scholz: Në Zvicër ne nuk do të negociojmë përfundimin e luftës në Ukrainë
-
BE-ja miraton paktin për migracionin, konsiderohet se ka pasoja për Zvicrën
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve