Lajme
Trump nënshkruan vendimin për reformat në polici
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar sot një urdhër ekzekutiv për reformat në polici, qëllimi i të cilave, sipas një zyrtari të lartë, është “të investohet më shumë dhe të inkurajohen praktikat më të mira”. Zyrtari tha se pjesa kryesore do të jetë krijimi i njësive të certifikimit që do të trajnojë policët me teknikat e çtensionimit dhe standardet e përdorimit të forcës.
Urdhri ekzekutiv kërkon gjithashtu krijimin e një sistemi, në të cilin oficerët e policisë do të bashkëpunojnë me punonjësit socialë, kur u shkojnë në ndihmë qytetarëve për ngjarje jo të dhunshme, sidomos në raste që lidhen me shëndetin mendor ose të varësisë nga droga.
Shtëpia e Bardhë ka sinjalizuar se Presidenti Trump nuk është dakord që t’i jepet fund asaj që njihet si doktrina e imunitetit me kushte për oficerët e policisë, shkruan VOA, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%












