Kosova
QKUK: 65 pacientë të shtrirë me koronavirus
Pesë prej tyre, në gjendje të rëndë
Klinika Infektive, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka raportuar se të premten në këtë institucion janë të shtrirë 79 pacientë, prej tyre 65 të prekur me koronavirus.
Prej tyre, pesë pacientë janë në gjendje të rëndë, duke u trajtuar në repartin e mjekimit intensiv, derisa 30 raste të tjera janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë të premten, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Shëndetësi, se Klinika Infektive momentalisht ka 125 shtretër dhe gjashtë respiratorë, me mundësi të shtimit sipas nevojës.
Ai ka paralajmëruar se ministria që drejton ai, dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK), do të vazhdojnë të përgjigjen ndaj pandemisë, përmes gjurmimit aktiv të rasteve, rritjes të testimeve, izolimit të rasteve pozitive dhe atyre të kontaktit.
Mes tjerash, Zemaj ka përmendur edhe blerjen e testeve serologjike, sipas kërkesës së IKSHPK-së.
Testet serologjike, janë teste në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur koronavirusin. Për dallim nga testet që i ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik deri tash me strisho, të hundës ose gojës, testi serologjik bëhet përmes mostrave të gjakut.
Marrë parasysh të dhënat e fundit, autoritetet e Kosovës deri më tani kanë regjistruar 1,916 persona të prekur me sëmundjen, Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.
Prej tyre, 973 persona janë shëruar, derisa 34 pacientë kanë vdekur.
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen











