Teatër
Kinematë në SHBA përgatiten të ndezin dritat përsëri, por ende me pengesa
Kur kinemaja “Arena Cinelounge” që zë 60 persona në Los Angeles do të hapet përsëri për herë të parë pas disa muajve, numri i ulësve do të mbushen shpejtë.
‘Marrëveshja’ e ulëses, e krijuar për të inkurajuar distancimin shoqëror do të duhet të respektohet në çdo shfaqje, pasi që është një nga masat e reja të sigurisë që po vendoset për të zvogëluar mundësinë e përhapjes së koronavirusit.
“Ne do të bëjmë më të mirën tonë për t’u siguruar që gjithçka është në rregull dhe që audienca do të ndjehet e qetë dhe e sigurt duke qenë me ne për dy deri në tre orë,” tha pronari Christian Meoli.
Përderisa rreth 780 kinema shtëpie janë rihapur në të gjithë vendin, zyrtarët në Los Angeles County, në tregun më të madh të filmave në SHBA nuk kanë dhënë ende një dritë jeshile, duke shprehur shqetësimin për një rritje të rasteve të koronavirusit.
Në anën tjetër në New York City, gjithashtu është caktuar një datë për rihapjet e kinemave. Biznesi i teatrit është shkatërruar nga mbylljet e koronavirusit që filluan në mesin e marsit, duke lënë dhjetëra mijëra punonjës.
Industria po shpreson për hapje masive në korrik, që të kthehen përsëri në biznes. Masat mbrojtëse përfshijnë maska për fytyrë për mysafirët dhe punëtorët, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit














