Kosova
Çka po ndodh me gastronomët në Kosovë?
Shoqata e Gastronomisë së Kosovës kërkon përkrahjen e shtetit, pasi që janë në prag të falimentimit.
Në një konferencë për media, Petrit Kllokoqi, kryetar i shoqatës, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës për ndihmë në mënyrë që të mos mbyllen 7 mijë biznese të këtij sektori, për shkak të masave të qeverisë dhe mossubvencionimit në paga dhe qira.
“Sot nuk jemi mbledhur për të kthyer punën 100 për qind, por për atë që na takon. Për shumë vjet iu kemi përgjigjur shtetit duke paguar taksat. Andaj kërkojmë bashkëpunim dhe nëse vazhdojnë masat të ketë subvencionim në paga dhe për qira. Shpenzimet vazhdojnë, ndërsa të hyrat fare pak, pra jemi pranë falimentimit. Jemi për respektim të masave, por jo të pambështetur”, tha ai.
Ai në fund tha se 25 biznese veç janë mbyllur në këtë sektor.
Më 27 korrik gastronomët do të ndërmarrin një aksion simbolik para qeverisë për, siç theksuan, dorëzimin e çelësave të lokaleve./KP
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














