Lajme
Kriza e krijuar nga Covid-19, prek rëndë GDP-në në Gjermani
Pandemia e Koronavirusit i ka dhënë një goditje të fortë edhe ekonomisë më të madhe të Evropës. Gjermania është duke u përballur me një recesion të tillë i cili ndodh vetëm në kohë lufte.
Prodhimi i Brendshëm i Gjermanisë ka rënë me 10.1 për qind në tremujorin e dytë të 2020-s, sipas të dhënave të publikuara këtë të enjte.
“Niveli i GDP-së për tremujorin e dytë të vitit 2020 është më keq nga sa pritej, edhe pse nuk prisnim një situatë pozitive. E vetmja gjë që mund të bëjmë tani është të lëmë këtë tremujor pas dhe të shohim përpara”, deklaron Robert Halver, ekonomist pranë Baader Bank, përcjell albinfo.ch.
Rënia është shumë më e thellë se rekordi i mëparshëm prej 5.7 për qind i regjistruar në tremujorin e parë të 2009-s, gjatë krizës financiare globale.
“Kriza e Koronës na ka goditur rëndë. Kemi deficite strukturore, mungesë inovacioni në nivel digjital, por sidomos rënie të eksporteve. Shkak për këtë është ngurrimi i konsumatorëve për të shpenzuar, si dhe ai i kompanive për të investuar. E gjitha kjo është e lidhur me Koronën. Pas bllokadës nuk mund të bëhemi menjëherë ekonomikisht aktivë”, nënvizon Halver.
Vendi është rihapur me ngadalë dhe ekonomia ka filluar të rigjallërohet, por ekonomistët thonë se ajo është shumë larg nivelit të parapandemisë dhe nuk do të rikuperohet të paktën deri në 2022-shin.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













