Lajme
SHBA: Edhe 2.1 miliardë dollarë për vaksinë potenciale
Kompanitë gjigande farmaceutike GlaxoSmithKline dhe Sanofi Pasteur kanë lajmëruar se do të prodhojnë 100 milionë doza të vaksinës së tyre eksperimentale kundër Covid-19 për SHBA-në.
SHBA-ja do të paguajë deri në 2.1 miliardë dollarë “për zhvillimin përfshirë testimet klinike, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës”, thanë këto kompani në një deklaratë të përbashkët.
Qeveria e SHBA-së e ka opsionin e sigurimit të 500 milionë dozave shtesë si pjesë e programit Operation Warp Speed.
“Kandidatët e vaksinave që po mblidhen nga programi Operation Warp Speed i rritë mundësitë e së paku një vaksinë të sigurt dhe efektive deri në fund të vitit”, tha Sekretari i Shërbimeve Shëndetësore Alex azar në një deklaratë, shkruajnë mediat botërore, përcjell albinfo.ch
Në fillim të javës që shkoi qeveria e Britanisë nënshkroi një marrëveshje për 60 milionë doza të një vaksine potenciale kundër koronavirusit e cila do të del në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.
“Nevoja globale për vaksinën në mënyrë që të parandalohet Covid-19 është shumë e madhe, dhe asnjë vaksinë apo kompani nuk do të arrijë të përmbushë kërkesat globale e vetme”, tha Thomas Triomphe, nënkryetari i Sanofi Pasteur.
Këto kompani thanë se po mbajnë biseda edhe me Komisionin Evropian.
E-Diaspora
-
Avni Orllati sjell në Kosovë përvojën e Zvicrës me parkun solar 105 MW në Kramovik Investitori nga Zvicra, Avni Orllati, ka nisur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme në... -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar -
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës Një rrjet i madh i trafikut të armëve, që siguronte furnizime nga Zvicra dhe i shpërndante... -
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta














