Lajme
OBSH: Me Covid-19 do të jetojmë gjatë
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se me viruin Covid-19 do të ballafaqoheni gjatë.
Ky vlerësim i OBSH-së, bërë publik më 1 gusht, erdhi vetëm një ditë pasi Komiteti i emergjencave të kësaj organizate u takua për të vlerësuar krizën, gjashtë muaj pasi e shpalli koronavirusin si emergjencë shëndetësore publike, me shqetësim ndërkombëtar.
“Komiteti ka vlerësuar kohëzgjatjen e parashikuar të pandemisë COVID-19, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të komunitetit kombëtar, rajonal dhe global”, thuhet në deklaratën e OBSH-së, përcjell albinfo.ch.
Që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirusin e ri në Kinë në fund të vitit 2019, ky virus ka marrë jetën e më shumë se 681,000 personave dhe të paktën 17,7 milionë persona janë infektuar, thuhet në të dhënat e publikuara nga Universiteti Johns Hopkins.
Para këtij takimi të Komitetit të emergjencave, drejtori i OBSH-së, Adhanom Ghebreyesus, tha se efektet e pandemisë do të jenë afatgjate.
“Vetëm të mendosh se para gjashtë muajsh, kur ne rekomanduam që të shpallet emergjencë shëndetësore, atëbotë kishte më pak se 100 raste dhe asnjë vdekje të regjistruar jashtë Kinës. Pandemia është një krizë që ndodh një herë brenda një shekulli, efektet e së cilës do të ndihen për dekada”, ka thënë ai.
Për të frenuar përhapjen e pandemisë, shumë shtete aplikuan edhe po aplikojnë masa të ashpra të izolimit.
E-Diaspora
-
Avni Orllati sjell në Kosovë përvojën e Zvicrës me parkun solar 105 MW në Kramovik Investitori nga Zvicra, Avni Orllati, ka nisur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme në... -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar -
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës Një rrjet i madh i trafikut të armëve, që siguronte furnizime nga Zvicra dhe i shpërndante... -
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta













