Koronavirusi: çast pas çasti
“Gjasat shumë të mira” që në fund të vitit të kemi vaksinën
"Kemi indikacione të mira që vaksina e parë do të jetë e disponueshme rreth fundit të këtij ose fillimit të vitit të ardhshëm", ka thënë komisionerja e BE për gazetën "Handelsblatt"
Sipas Komisioneres për Shëndetësi në BE, Stella Kyriakides, vaksina e parë kundër Covid-19 mund të jetë në dispozicion brenda disa muajve.
“Përkundër fakti se parashikimet janë akoma të rrezikshme në këtë pikë kohe, ne kemi indikacione të mira që vaksina e parë do të jetë e disponueshme rreth fundit të këtij ose fillimit të vitit të ardhshëm”, ka thënë komisionerja e BE për gazetën “Handelsblatt”.
Megjithatë, vaksina nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet menjëherë, ka theksuar Kyriakides, transmeton albinfo.ch. Por ajo gradualisht do të mundësojë një kthim në normalitet në momentin kur një masë kritike e qytetarëve, veçanërisht në grupet e rrezikut, do të jetë e vaksinuar.
Presidenti i Institutit gjerman Paul Ehrlich, Klaus Cichutek, është shprehur gjithashtu i bindur rreth po kësaj çështjeje, përcjell albinfo.ch. Ai për “RedaktionsNetzwerk Deutschland” ka thënë: “Tani unë konsideroj se do të ketë licencime të vaksinës në fund të vitit 2020 dhe fillimin e vitit të ardhshëm, me presupozimin që të dhënat e provave të fazës 3 do të jenë pozitive”.
Ndërkaq ministri i shëndetësisë në Qeverinë e Zvicrës, Alain Berset, për “NZZ jam Sonntag” ka thënë se Këshilli Federal aktualisht pret që kjo gjë (lejimi i vaksinës) do të ndodhë në vitin e ardhshëminfo.ch. Përveç punës me kompaninë amerikane “Moderna”, Qeveria Federale është gjithashtu në bisedime edhe me ofertues të tjerë të vaksinave.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë Lokalet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës për ndeshjen historike të Zvicrës në Botëror... -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën













