Lajme
BKS: Nuk është aplikuar asnjë pagesë për persona fizikë nga diaspora
Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) ka demantuar lajmin e publikuar në disa media në Kosovë rreth një mashtrimi me sigurime dhe se një bashkatdhetari i janë marrë para në Vërmicë për të hyrë në Kosovë.
Sqarimi:
Në këtë drejtim, në sqarimin e BKS-së thuhet se bazuar në Nenin 2, pika 3, të Marrëveshjes së bashkëpunimit të lidhur në mes të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit, Qeveria e Kosovës nuk mbulon shpenzimet e sigurimit kufitar për automjetet me të cilat zhvillohet veprimtari ekonomike.
“Shitja e policës kufitare që është publikuar në portal është kontraktuar nga autovetura në emër të biznesit/veprimtari ekonomike dhe jo për automjete të udhëtarëve, të cilët ekskluzivisht përfitojnë nga kjo Marrëveshje”.
“Kështu që shitja e policës ishte veprim konform Memorandumit dhe i drejtë i operatorit në pikën kufitare në Vërmicë”.
“BKS mirëkupton dhe përkrah raportimin e drejtë të mediave, duke pasur parasysh natyrën specifike të Industrisë së Sigurimit, duke e konsideruar raportimin e lajmit si qëllimmirë, si dhe duke respektuar punën profesionale të medias që ka plasuar këtë lajm”.
“Por, kërkojmë në të ardhmen që të kontaktohemi fillimisht për të sqaruar pozicionin tonë përpara publikimit të lajmeve të tilla jo të vërteta”, thuhet në sqarimin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











