Lajme
American Airlines do të shkurtojë 19,000 vende pune në tetor
American Airlines tha të martën se ka qenë e detyruar të shkurtojë 19,000 vende pune në tetor, pasi që pandemia COVID-19 vazhdon të ‘peshojë’ në udhëtimet ajrore, përveç nëse qeveria zgjat ndihmat për listat e pagave të punonjësve të linjës ajrore.
Linjat ajrore morën 25 miliard dollarë në fondet e stimulimit të qeverisë amerikane në mars për qëllim të mbulimit të listave të pagave dhe mbrojtjen e vendeve të punës deri në shtator.
Aksionet amerikane kanë rënë 4,4%, duke zbritur aksionet e tjera të linjës ajrore.
American Airlines kishte 140,000 punonjës para pandemisë.
Në një memorandum për punonjësit, Shefi Ekzekutiv Doug Parker dhe Presidenti Robert Isom thanë se mundësia për të shmangur shkurtimet e pavullnetshme është një zgjatje e ndihmës qeveritare, për të cilën ata thanë se ka “mbështetje të madhe bipartizane”.
Njoftimi vjen në mes të Konventës Kombëtare Republikane katër-ditore, ku Presidenti Donald Trump po përpiqet të rimarrë vrullin kundër sfondit të një pandemie që ka vrarë mbi 175,000 amerikanë.
Shkurtimet e planifikuara të punës në Amerikë me bazë në Teksas përfshijnë 17.500 burime të punës së sindikatave, përfshirë 1.600 pilotë dhe 8.100 frekuentues fluturimesh – dhe 1.500 pozicione drejtuese, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën











