Kosova
Katër shqiptarë, ministra të Jashtëm në Ballkan
Udhëheqësi i platformës “E Zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviq, pritet të ketë postin e ministrit të Jashtëm në Qeverinë e re të Malit të Zi.
Ministra të Jashtëm shqiptarë në shtetet e Ballkanit aktualisht janë tre të tillë: Gent Cakaj në Shqipëri, Meliza Haradinaj-Stublla në Kosovë dhe Bujar Osmani në Maqedoninë e Veriut.
Lajmi bëhet i ditur nga “Novosti”, i cili ka nxjerrë detaje lidhur me formimin e Qeverisë që do të udhëhiqet nga Zdravko Krivokapiç, përcjell INA.
Sipas mediave malazeze, Abazoviq ka luajtur një rol vendimtar në formimin e kësaj qeverie dhe eliminimin e pushtetit të deritanishëm të Milo Gjukanoviçit.
Abazoviç ka qenë përcaktues edhe në programin dhe detyrat e Qeverisë së re, duke mbajtur në fokus Kosovën dhe mosprekjen e njohjes së saj, NATO-n si dhe rrugëtimin në BE.
I pyetur për mundësinë që Mali i Zi të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës, ai tha se natyrisht do të jemi kundër dhe mendoj se kjo pyetje as që do të vihet në rend dite, pasi që është çështje e kryer, nuk duhet kthyer në të kaluarën.
Madje, thotë ai, “pres që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë gjuhë të përbashkët në të ardhmen e afërt dhe të merren vesh me qëllim të uljes së tensioneve dhe mundësimit të procesit të pajtimit. Paqja nuk ka çmim”.
“Të gjithë këtu e duan paqen. Do të tentojnë të shkaktojnë incidente në të gjitha mënyrat. Mali i Zi në Bashkimin Evropian, të ketë pajtim dhe standard më të lartë jetese sesa tani. Jam i sigurt se ajo ëndërr mund të bëhet e vërtetë”. Përpos dy ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe zgjedhjes së Bujar Osmanit për ministër të Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Dritan Abazoviq do të jetë shqiptari i katërt në rajon që do të mbajë postin e shefit të diplomacisë të një shteti.
Por, kush është shqiptari Dritan Abazoviç, në duart e të cilit ndodhet e ardhmja e Malit të Zi?
Ai lindi në vitin 1985 në Ulqin, në një familje shqiptare. Pasi kishte mbaruar shkollën fillore dhe të mesme në Ulqin, Abazoviq u diplomua në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës. Po në Sarajevë ai përfundoi doktoraturën më 2019, në Fakultetin e Shkencave Politike, përcjell INA.
Në vitin 2011, ai jetoi në Shtetet e Bashkuara dhe mori pjesë në programin e Departamentit të Shtetit në Washington D.C.
Nga 2010 deri në 2012, ai ishte Drejtori Ekzekutiv i televizionit TV Teuta (Ulqin, Mali i Zi). Nga viti 2010 deri në vitin 2012, ai ishte Drejtor Ekzekutiv i OJQ-së Mogul në Ulqin.
Në vitin 2010 ai botoi librin e tij të parë “Kultura kozmopolitane dhe drejtësia globale”. Që nga viti 2010, ai ka punuar si mësues i shkollës së mesme në Ulqin, duke dhënë mësim ne sociologjinë e Kulturës, Komunikimin dhe historinë e fesë.
Ai flet rrjedhshëm gjuhën malazeze, angleze dhe shqipe. Më 2017, ai ka nënshkruar Deklaratën për gjuhën e përbashkët të malazezëve, kroatëve, serbëve dhe boshnjakëve.
Si u bë pjesë e politikës në Mal të Zi?
Abazoviq ishte një nga themeluesit e partisë politike ‘Mali i Zi Pozitiv‘ në 2012.
Në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi 2012, partia fitoi 7 nga 81 vende, duke e bërë Abazoviqin anëtarin më të ri të Parlamentit të Malit të Zi.
Më 2014, pas një përçarje në parti, Abazoviq u largua nga Mali i Zi Pozitiv‘, duke shërbyer si një deputet i pavarur përpara se të bashkohej me Aksionin e Reformës së Bashkuar (URA) të themeluar më 2015.
Ai aktualisht është president i URA-s dhe një nga dy përfaqësuesit e saj parlamentar.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ambasadori i Kosovës, Mentor Latifi, viziton kompaninë smzh AG Diplomati kosovar theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke...
-
Shaqiri, “kryefjalë” e numrit më të ri të revistës albinfo.ch
-
Dy shqiptarë dënohen me burg dhe me “dëbim të menjëhershëm” nga Zvicra
-
Zvicër
Ema Hoti, finaliste në “Miss Universe Switzerland”
-
Stokholm: Petrit Gora, drejtor i REX i Animation Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Vendosë gjykata, Google nuk duhet të heqë përmbajtjen kritike ndaj FIFA-s Google nuk ka pse të fshijë artikujt në lidhje me shoqatën botërore të futbollit FIFA nga...
-
Gjeneva do të presë takimin e OKB-së për Palestinën
-
Shtyhet për një vit periudha e nisjes për përfituesit e statusit S
-
Fitime për bursën zvicerane nga ulja e normave të interesit në SHBA
-
Shkenca kritikon të shtënat e planifikuara mbi tufën e ujqërve