Kosova
Përmirësimi i situatës me Covid: Brenda katër ditësh pritet të shkojnë 20 mijë bashkatdhetarë në Kosovë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me anë të një shkriminë Facebook ka bërë të ditur se situata me Koronavirus është përmirësuar ndjeshëm gjatë dy javëve të fundit.
Zemaj ka theksuar se brenda katër ditëve të ardhshme në aeroportin e Prishtinës pritet të vijnë rreth njëzet mijë bashkatdhetarë.Me këtë rast ai i ka bërë thirrje menaxhmentit të aeroportit të Prishtinës që të kenë kujdes të shtuar ndajë diasporës dhe të ketë mbarëvajte të mirë sa i përket respektimit të masave anti Covid.
Njoftimi i plotë i Zemajt:Gjatë 24 orëve të fundit, 56 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 52.Të nderuar qyetetarë të Republikës së Kosovës,
Po vazhdojmë të jetojmë me një realitet të ri të krijuar që nga marsi i këtij viti e do të vazhdojmë të jetojmë me të edhe për disa kohë sepse askush në botë nuk e ka të qartë deri kur do të kemi pandemi.Deri te kjo situatë e menaxhueshme që e kemi, e kemi arrit së bashku, duke marrë përgjegjësi, por edhe duke ndarë ato me akterët tjerë të rëndësishëm për luftimin e Covid 19.Tashmë jemi dëshmitar që në dy javët e fundit, jemi në mesin e 7 vendeve të Evropës që kanë menaxhuar më së miri situatën epidemiologjike. Ky është motiv shtesë për punën dhe angazhimin e mëtejmë të gjithësecilit.Kjo situatë e menaxhueshme është duke i dhënë mundësinë që planet dhe strategjitë t’i përgatisim në mënyrë të shpejtë për fazën tjetër, të vjeshtës dhe dimrit për parandalimin e infektimit me COVID-19.
Gradualisht, kemi lehtësuar masat, por edhe kemi shtuar në terren inspektorë sanitarë në mënyrë që asgjë mos t’i lihet rastit dhe nga neglizhenca e ndokujt të kemi situatë jo të dëshirueshme.Kam theksuar dhe theksoj përsëri, që nga lirimi i masave se nuk do të ketë më vërejtje por reagim të fortë ndaj kujtdo që nuk respekton masat anti Covid.Të nderuar bashkatdhetarë,Tashmë pritet se brenda 4 ditëve të ardhshme në aeroportin e Prishtinës do të arrijnë rreth njëzet mijë bashkatdhetarë, andaj i bëj thirrje menaxhmentit në ANP që të kenë kujdes të shtuar ndajë diasporës dhe të ketë mbarëvajte të mirë sa i përket respektimit të masave anti Covid.Me qëllim të shkëmbimit të praktikave më të mira kundër Covid 19 dhe asistencë të ndërsjellë për përballimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi, dje në Tiranë kemi nënshkruar edhe marrëveshjen me znj. Orgeta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale.Kemi mirëpritur vedimin e shtetit Zvicran për të larguar karantinen për bashkatdhetarët që kthehen në Zvicër dhe vlefshmërinë e testeve tona që ka bërë ekipi i ekspertëve epidemiologjikë të institutit gjerman të shëndetit publik “Robert Koch Institute”.Shifrat na tregojnë se nga 17 shtatori e deri më sot, 3 tetor 2020, janë testuar gjihsejt 10,090 qytetarë, betejën ndaj virusit e kanë fituar 1,833 pacientë ku kanë rezultuar pozitiv 918 raste, ndërsa 26 raste të vdekjes.Këto janë rezultatet që dallojnë shumë nga dy javët e mëparme dhe dëshmojnë se vetëm me përkushtim të përbashkët do ta mundim virusin.Vjeshta dhe dimri do të na gjej shumë më të përgatitur, në infrastrukturë, kapacitete humane, testim, vaksinim e shumë aktivitete tjera që mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë.
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen












