Lajme
BE blen 500 mijë doza të ilaçit Remdesivir
Është bërë e ditur se krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian njoftoi të enjten se ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë farmaceutike “Gilead” për të blerë 500,000 doza trajtimi të Remdesivirit, një ilaç antiviral që është treguar të jetë efektiv në trajtimin e simptomave të Covid-19.
Komisioni Evropian, i cili ka mbikëqyrur blerjet e përbashkëta të vaksinave për bllokun evropian, tha se kishte 37 nënshkrues të marrëveshjes, duke përfshirë të gjitha vendet e BE-së, gjashtë vende kandidate ose që synojnë të bëhen anëtarë të BE-së nga Ballkani, Britania dhe vendet e tjera të Zonës Ekonomike Evropiane, përfshirë Islandën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë.
Asnjë ilaç trajtimi nuk ka qenë në gjendje të parandalojë sëmundjen serioze pas infeksionit me koronavirus, por ilaçi antiviral, i njohur gjithashtu me emrin e tij komercial “Veklury”, ka ndihmuar disa pacientë të infektuar me Covid-19 të shërohen më shpejt. Remdesivir është një nga ilaçet që po përdoren për të trajtuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili doli pozitiv pas testit që bëri për koronavirusin javën e kaluar.
Remdesivir u miratua si një ilaç për trajtimin e pacientëve me Covid-19 nga Komisioni Evropian në korrik. Ka njoftime për mungesa të ilaçit mes vendeve anëtare të BE-së, sepse shumë vende në rajon kanë parë një rritje të rasteve me Covid-19 në javët e fundit.
Kompania e ilaçeve tha se marrëveshja do të lejonte vendet të blinin ilaçin për përdorim të menjëhershëm dhe nevojat e rezervimit.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Stefan De Keersmaecker, tha të enjten gjatë një konference shtypi se një vaksinë kundër koronavirusit që po testohet nga prodhuesit e ilaçeve “Johnson& Johnson” është në fazën e tretë të provave klinike.
Zëdhënësi Keersmaecker tha se Komisioni Evropian ka kontraktuar kompaninë farmaceutike për të lejuar anëtarët e BE-së të blejnë doza të mjaftueshme vaksine, nëse ajo do të ishte e efektshme, për të trajtuar 200 milionë njerëz, me opsionin e blerjes së 200 milionë dozave shtesë.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet Investim 90 milionësh i SBB-së për trenat me dy kate... -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil











