Lajme
A mund të riinfektoheni nga COVID-19
Njerëzit që kanë qenë të infektuar me COVID-19 nuk kanë shumë gjasa të infektohen përsëri për të paktën gjashtë muaj pas infektimit të tyre të parë, sugjeron një studim britanik i punonjësve të kujdesit shëndetësor në vijën e parë të frontit.
Gjetjet duhet të ofrojnë një siguri për më shumë se 51 milionë njerëz në gjithë botën që kanë qenë të infektuar me sëmundjen e COVID-19, thanë studiuesit në Universitetin e Oksfordit.
“Ky është vërtet një lajm i mirë, sepse mund të jemi të sigurt që njerëzit e infektuar me koronavirus, nuk do të preken përsëri në një periudhë afatshkurtër”, tha David Eyre, një profesor në Departamentin e Shëndetit të Popullsisë në Oxford, Nuffield, i cili bashkëdrejtoi studimin.
Ndryshe, rastet e riinfektimit me COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2, kishin ngritur shqetësimet se imuniteti mund të jetë jetëshkurtër dhe se pacientët mund të sëmuren shpejt pas një kohe të shkurtër.
Mirëpo, rezultatet e studimit në fjalë, të kryer nga një grup i punonjësve të kujdesit shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët janë ndër më të rrezikuarit nga sëmundja, sugjerojnë se rastet e riinfektimit kanë gjasa të jenë jashtëzakonisht të rralla.
“Të qenit i infektuar me COVID-19 ofron mbrojtje ndaj riinfeksionit për shumicën e njerëzve për të paktën gjashtë muaj”, tha Eyre.
“Ne nuk gjetëm infeksione të reja simptomatike në asnjë nga pjesëmarrësit që kishin rezultuar pozitivë me antitrupa”, shtoi ai./GE
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Gjobiten rëndë dy shoferë, pasi postuan videot në rrjetet sociale Dy drejtues mjetesh kanë postuar veten duke vozitur me shpejtësi të lartë në rrjetet sociale dhe...
-
Swisscom gjobitet me 18 milionë CHF
-
Ideja që i bashkon të gjitha partitë politike
-
Mori 1000 franga para bankomatit, 75-vjeçarja detyrohet t’i kthejë
-
Fitimet e Bankës Kombëtare të Zvicrës kthehen në nivel rekord