Kosova
Franca dhe Holanda e pamundësuan liberalizimin e vizave për Kosovën
Tashmë dihet se Franca dhe Holanda mbesin dy shtetet, të cilat e pamundësuan liberalizimin e vizave për Kosovën gjatë presidencës gjermane të Bashkimit Evropian, e cila mbaron më 31 dhjetor. Më 1 janar, presidencën e BE-së e merr Portugalia, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, presidenca gjermane nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me atë se a ka plane që çështja e liberalizimit të vizave të vendoset në rend dite të Këshillit të BE-së.
Nga ana tjetër, burimet diplomatike në BE kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se pengesa kryesore për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, vazhdon të jetë Franca, e cila aktualisht nuk e mbështet liberalizimin e vizave. Qëndrimin aktual të Francës e ka mbështetur edhe Holanda.
Duhet theksuar se sipas këtyre burimeve diplomatike në BE, ka edhe disa shtete që hezitojnë por, po të pajtoheshin Franca dhe Holanda, atëherë do të ishte më e lehtë të merrej vendimi pozitiv për Kosovën, për të cilin në Këshillin e Bashkimit Evropian do të mjaftonte edhe shumica e kualifikuar e vendeve anëtare të BE-së.
Arsyet që përmenden nga Franca dhe Holanda, siç kanë përcjellë burimet diplomatike evropiane, kanë të bëjnë edhe me numrin e azilkërkuesve nga Kosova dhe nga vendet për të cilat tashmë janë hequr vizat, por edhe me vlerësimin e tyre se Kosova duhet të bëjë më shumë në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Disa diplomatë kanë thënë se “Franca e Holanda, vlerësimin e Komisionit Evropian se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e shohin si tepër të nxituar”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit "Ky akt përfaqëson një dëshmi të qartë të solidaritetit të vazhdueshëm të Zvicrës me Kosovën", ka... -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit "Ky akt përfaqëson një dëshmi të qartë të solidaritetit të vazhdueshëm të Zvicrës me Kosovën", ka... -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator













