Kosova
Kosovë: Një person u godit me “plumb qorr”, një tjetër humbi dorën
Në reparitn e shëndetësisë emergjente dhjetë persona deri tani kanë kërkuar ndihmë si pasojë e lëndimeve nga mjetet prioteknike dhe nga “plumbat qorr”.
Kështu ka bërë të ditur mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente të QKUK-së, Adem Jaha, i cili tha se një pacient është sjellë në gjendje të rëndë pas goditjes nga plumbi i ashtuquajtur “qorr”.
Ndërkohë një tjetër është sjellë me dorë të amputuar si pasojë e përdorimit të mjeteve prioteknike.
Ndërsa, ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka kërkuar nga qytetarët që të festojnë në shtëpitë e tyre dhe të kenë kujdes të shtuar.
“Fatmirësisht mësuam nga ekipet kujdestare që numri i të lënduarve këtë vit është më i vogël krahasuar me vitet e mëhershme. Megjithatë ne do të dëshironim që fare të mos ketë lëndime të tilla. Prandaj edhe njëherë të gjithë qytetarëve të Kosovës urime Viti i Ri, por festoni dhe vazhdoni të qëndroni në familjet tuaja”, tha ai.
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit Albanifest Winterthur është festivali më i madh vjetor që zhvillohet në një qytet të vjetër, në... -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës
Jeta në Zvicër
-
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite Kjo gjithashtu përfaqëson një rekord të ri të nxehtësisë të të gjitha kohërave për stacionin meteorologjik... -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë












