Koronavirusi: çast pas çasti
Sa ka ndikuar pandemia në udhëtimet?
Sipas raportit, linjat ajrore kanë operuar 16.8 milionë fluturime nga 1 janari më 20 dhjetor 2020, krahasuar me 33.2 milionë në të njëjtën periudhë një vit më parë
Mbi 2 dekada të rritjes së trafikut të pasagjerëve tek linjat ajrore janë fshirë në vitin 2020, sipas një raporti të ri. “Pandemia dhe pasojat e pandemisë kanë fshirë 21 vjet të rritjes së trafikut të pasagjerëve, duke e çuar në nivelin e vitit 1999”, sipas Cirium, një kompani e të dhënave mbi udhëtimin.
Raporti theksoi se trafiku vlerësohet se ka rënë me 67% në vitin 2020. Vetëm 2.9 trilionë kilometra për pasagjerë që paguajnë (RPK) janë regjistruar në të gjithë botën në vitin 2020, nga 8.7 trilionë km në vitin 2019. Kilometrat për pasagjerë përdoren si jnë tregues për trafikun ajror. Industria e aviacionit është goditur rëndë nga pandemia, ndërkohë që vendet kanë mbyllur kufijtë, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit, linjat ajrore kanë operuar 16.8 milionë fluturime nga 1 Janari më 20 Dhjetor, 2020, krahasuar me 33.2 milionë në të njëjtën periudhë një vit më parë.
Mbi 40 linja ajrore kanë falimentuar apo pezulluar operacionet dhe ekspertët presin më shumë në vitin 2021. Azia e lagur nga Oqeani Paqësor dhe Amerika e Veriut janë vendet e para që kanë nisur rimëkëmbjen.
Kjo është reflektuar edhe në listën e kompanisë për aeroportet me më shumë fluks, që është mbizotëruar nga SHBA dhe Kina.
Cirium pret që kërkesa për pasagjerë të rikthehet në vitin 2025 apo 2025, me fluturimet për pushime dhe ato të brendshme, që do të jenë segmentet e para drejt rimëkëmbjes së qëndrueshme.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane Pavarësisht javës zyrtare të gjatë të punës, Zvicra mbetet nën mesataren e Evropës... -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse














