Lajme
Vaksina Sputnik V, 91.6% efekt kundër Covidit simptomatik
Vaksina Sputnik V e Rusisë ka 91.6% efekt kundër koronavirusit simptomatik, kanë sugjeruar rezultatet e provës së ndërmjetme. Gjetjet paraprake bazohen në analizën e të dhënave nga më shumë se 20,000 persona, kryesisht të rritur, tre të katërtat e të cilëve morën vaksinën, shkruan “The Guardian”, përcjell albinfo.ch.
Asnjë pasojë e rëndë anësore nuk u konsiderua lidhur me vaksinimin dhe shumica e efekteve anësore të raportuara ishin të lehta, duke përfshirë simptoma të ngjashme me gripin, dhimbje në vendin e injektimit dhe dobësi ose energji të ulët, shkruajnë studiuesit në revistën The Lancet.
Kjo është vaksina e katërt – pas atyre të bëra nga Pfizer / BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca / Oxford – për të cilat të dhënat e provës së fazës 3 janë botuar në një revistë mjekësore. Vaksina, e cila mbështetet nga Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), administrohet në dy injeksione me largësi prej 21 ditësh. Prova përfshiu 2,144 pjesëmarrës të moshës 60 vjeç e lart; në këtë nëngrup vaksina kishte efikasitet prej 91.8% kundër sëmundjes simptomatike, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












