Sporte Luftarake
Florian Marku: Unë luftoj për ngjyrat kuq e zi
Florian Marku është duke u përgatitur për meçin e radhës në ‘Wembley’ të Londrës, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se boksieri shqiptar do të luftojë gjatë këtij muaji, më 20 shkurt, ndaj luftëtarit britanik, Rylan Charlton.
Në një postimi në rrjetet sociale, Marku ka falënderuar të gjithë atë që po i shkruajnë komente pozitive.
“Ju përshëndes të gjithëve dhe faleminderit për mesazhet që më keni dërguar dhe më dërgoni vazhdimisht”, shkruhet në postimin e fundit të boksierit shqiptar.
Përmes këtij shkrimi në rrjetet sociale, boksieri shqiptar po ashtu thotë se në çdo luftë, me krenari mbron ngjyrat kuqezi.
“Unë luftoj për vetën, për familjen time dhe për të gjithë ju kudo që përfaqësoni ngjyrat tona kuq e zi. Më datën 20 shkurt kam sfidën më të rëndësishme në karrierën e boksit. Keni besim të plotë te unë, po përgatitem si kurrë më parë dhe mezi po pres”, ka shkruar Marku.
Kujtojmë që meçi i fundit i zhvilluar në vitin 2020, mes Markut dhe Jamie Stewart përfundoi me barazim – pas vendimit ‘skandaloz’ të gjyqtarëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme













