Kosova
Kosovë: 117 milionë euro më pak të hyra doganore më 2020
Krahasuar me të hyrat doganore të Kosovës në vitin 2019, që ishin 1 miliard e 168 milionë euro, gjatë vitit 2020 Kosova ka pasur 10 për qind, ose 117 milionë euro më pak të hyra doganore.
Në vitin 2019, Kosova kishte reciprocitetin për mallrat serbe, ndërsa në vitin e kaluar, pa masën e reciprocitetit, vendi ka importuar mallra nga Serbia me vlerë rreth 170 milionë euro, ka thënë zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.
Gjatë vitit që lëmë pas Kosova ka importuar rreth 4.2 miliardë produkte, ndërsa ka eksportuar 450 milionë euro produkte.
“Të hyrat e përgjithshme kanë qenë 1 miliard e 50 milionë euro gjatë vitit 2020”, ka thënë në një përgjigje Stavileci.
Sipas Doganës, mallrat që u importuan më së shumti janë produktet si derivatet e naftës, veturat, duhani, industria ushqimore si dhe medikamentet, të cilat kishin pas rritje.
Ditë më parë Dogana e Kosovës ka njoftuar që të hyrat doganore kanë kaluar 80 milionë euroshin për muajin janar të këtij viti. Vitin e kaluar janari ishte muaji i vetëm që nuk u prek nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia Covid-19. Të hyrat ishin 73.2 milionë euro, ndërsa raporti i janarit të këtij viti tregon 80.1 milionë euro, apo 9.3 për qind më shumë./Koha
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit Ai mori 16,144 vota në raundin e dytë të votimit, duke siguruar afërsisht 700 vota më... -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër













