Lajme
Ekipi i OBSH-së: E pamundur që koronavirusi të ketë dalë nga laboratori
Një ekip i ekspertëve ndërkombëtarë që po heton origjinën e koronavirusit, e hodhi poshtë teorinë që ai të ketë dalë nga laboratori.
Peter Ben Embarek, udhëheqës i misionit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha se se “është jashtëzakonisht e pamundur” që koronavirusi të ketë dalë nga një laborator në qytetin Vuhan të Kinës.
Ai tha se duhet bërë më shumë punë për të identifikuar burimin e tij. Komentet u bënë në përfundim të një misioni të përbashkët të OBSH-së dhe Kinës.
Vuhani, i cili ndodhet në provincën perëndimore Hubei të Kinës, është vendi i parë në botë ku është zbuluar koronavirusi, në fund të vitit 2019.
Që atëherë, mbi 106 milionë njerëz janë infektuar në të gjithë botën dhe mbi 2.3 milionë kanë vdekur.
Spekulimet janë shfaqur herët në pandemi se virusi mund të kishte dalë aksidentalisht nga laboratori, megjithëse nuk ka pasur prova të sigurta për ta mbështetur atë teori.
Dr. Embarek tha në një konferencë për media se hetimet kanë zbuluar edhe informacione të tjera, por nuk e kanë ndryshuar imazhin e shpërthimit.
Ekspertët besojnë se virusi ka të ngjarë ta ketë origjinën te kafshët, por nuk janë të sigurt se si./TheGuardian
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














