Lajme
Gjermania, shteti me prodhimin më të lartë të veturave elektrike në Evropë
Gjermania çdoherë e më shumë po prodhon makina elektrike.
Thuhet se ky vend, sipas mediave të huaja, ka zëvendësuar Shtetet e Bashkuara si tregu i dytë më i madh për makinat elektrike, përcjell albinfo.ch.
Këto të dhëna dalin sipas një raporti nga Qendra për Energji Diellore dhe Hulumtim të Hidrogjenit Baden-Wuerttemberg (ZSW).
Kina mbetet tregu më i madh në botë për industrinë, me 1.25 milion regjistrime të reja në vitin 2020 – më shumë se një e treta e 3.18 milionë regjistrimeve globale.
Por, nëse vazhdon trendi i tanishëm, kjo nuk do të vazhdojë për shumë gjatë.
Kjo pasi që, ndërsa tregu kinez u rrit vetëm me 3 për qind, në gjithë botën ai u rrit me 38 për qind.
Kjo u nxit kryesisht nga Evropa, e udhëhequr nga Gjermania, e cila raportoi një rritje prej 264 për qind në pothuajse 395,000 makina – rritja më e fortë në përgjithësi, sipas ZSW.
Evropa në tërësi – përfshirë BE-në, Britaninë, Norvegjinë, Islandën dhe Zvicrën – pa 134 për qind rritje dhe më shumë regjistrime makinash sesa Kina me 1.37 milion.
Pas Kinës dhe Gjermanisë, SHBA është tregu i tretë më i madh, me 322,000 makina elektrike të regjistruara rishtas dhe hibride plug-in në vitin e fundit – pasuar nga Franca me 195,000, Britania me 175,000 dhe Norvegjia me 108,000.
Vendet “shtatë deri në dhjetë janë të okupuara” nga Suedia me 94,000, Holanda me 88,000, Italia me 60,000 dhe Kanadaja me 53,000.
“Tregu i makinave elektrike po tregon zhvillim premtues në shumë vende, veçanërisht në Bashkimin Evropian”, thotë Frithjof Staiss, një anëtar i bordit ekzekutiv të ZSW.
Por ai ia atribuon këtë normave më të larta të subvencionit dhe masave të tjera, të tilla si tatimi mbi vlerën e shtuar në Gjermani dhe thotë se këto stimuj duhet të konvertohen në rritje të drejtuar nga tregu.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












