Lajme
Suedia zgjat masat deri në maj
Në një njoftim zyrtar thuhet se Suedia duhet të zgjasë kufizimet për frenimin e përhapjes së COVID-19, rekomandoi Agjencia Kombëtare e Shëndetit Publik, në mes të një rritjeje të rasteve të reja.
Fillimisht, disa lehtësime të kufizimeve ishte planifikuar të fillonin më 11 prill, por agjencia shëndetësore tha në një memorandum për qeverinë se “do të ishte e preferueshme të pritej deri më 3 maj, me kusht që ngarkesat e rasteve të binin mjaftueshëm”.
Plani përfshinte rritjen e numrit të pjesëmarrësve, aktualisht i kufizuar në tetë persona, të lejuar të marrin pjesë në tubime publike ose ngjarje të tilla, si ndeshje futbolli, teatro, kinema dhe koncerte. “Numri i infektimeve po rritet në pjesën më të madhe të vendit, duke paraqitur një barrë shtesë mbi sistemin shëndetësor”, paralajmëroi autoriteti.
“Gjatë 14 ditëve të kaluara, numri i rasteve ka qenë rreth 700 për 100 000 banorë”, theksoi kreu i agjencisë, epidemiologu Anders Tegnell. Qeveria pritet të dëgjojë këshillën e autoritetit shëndetësor. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












