Lajme
Merkel kritikohet, kërkoi kompetenca shtesë në pandemi
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, u përball me kundërshtime të mërkurën rreth planit për të kërkuar kompetenca shtesë për ta luftuar pandeminë në zonat me shkallë të lartë të infeksioneve. Kundërshtime pati posaçërisht kundër orës policore, duke e marrë parasysh të kaluarën autoritare të këtij vendi.
Në kohën kur numri i të infektuarve me koronavirus po rritet dhe spitalet po mbushen me pacientë, qeveria e Merkelit po kërkon nga Kuvendi që ta ndryshojë Aktin për Mbrojtje nga Infeksionet, për t’ua mundësuar autoriteteve federale zbatimin e kufizimeve, edhe nëse udhëheqësit rajonalë nuk pajtohen me to.
Reiner Haeloff, kryeministër rajonal i shtetit Sachsen-Anhalt, tha se është më e rëndësishme që të motivohen njerëzit për të bashkëpunuar me qëllim të vendosjes së infeksioneve nën kontroll, sesa t’iu ndalohet atyre dalja nga shtëpia gjatë natës, shkruan Reuters.
“Nëse askush nuk bashkëpunon më, atëherë ne kemi një problem. Atëherë nuk ka rëndësi se sa ligje bëjmë ne”, tha Haseloff, i cili është anëtar i Partisë Kristian-Demokrate të kancelares Merkel.
Georg Maier, ministër i Brendshëm në Thüringen, gjithashtu shprehu shqetësim rreth vendosjes së orës policore gjatë natës, duke thënë se do të ishte vështirë që policia ta zbatonte atë në tërë rajonin.
Ndryshe nga Britania dhe Franca, Gjermania ka ngurruar të vendosë kufizime të ashpra ndaj lirisë së lëvizjes shkaku i prirjes së fortë të shtetit për t’i mbrojtur liritë demokratike pas të kaluarës naziste dhe komuniste.
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Popullsia në plakje godet kërkesën për prona në disa pjesë të Zvicrës Sipas raportit të publikuar të mërkurën, ndikimi është veçanërisht i mprehtë në dhjetë nga kantonet më... -
Si do të ndikonte tek ju ligji i planifikuar i Zvicrës për taksat individuale? -
Frangu vazhdon të forcohet edhe më tej ndaj euros -
Shkurtime të reja të vendeve të punës në Zvicër -
A është sauna e mirë për shëndetin tuaj?














