Lajme
Macron uron Osmanin; do ta ndihmojë Kosovën me 15 mijë teste antigjene
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për ta mbështetur më tej Kosovën, duke njoftuar po ashtu që do ta ndihmojë Kosovën me 15 mijë teste antigjene për COVID-19.
Presidenti francez në letrën e urimit ka theksuar se mirëpret angazhimin e Osmanit për forcimin e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës.
“Franca qëndron përkrah shtetit tuaj për ta ndihmuar atë në përballimin e sfidave të saj, duke filluar me luftën kundër pandemisë. Franca së shpejti do t`i dorëzojë Kosovës 15 mijë teste antigjenike për t`u përgjigjur nevojave urgjente”, thuhet në telegramin e presidentit Macron.
Më tej, Presidenti francez ka theksuar se marrëdhëniet dypalëshe do të vazhdojnë të forcohen tutje.
Macron ka përmendur edhe dialogun e Kosovës me Serbinë, duke inkurajuar vazhdimin e tij drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji














