Kosova
Osmani dhe Kurti, homazhe te varri i Fehmi Aganit
"Ishte intelektual që kurrë nuk rreshti së punuari për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran"
Sot, presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe te varri i Fehmi Aganit, në 22-vjetorin e vrasjes së tij, ndërsa kërkuan drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë nga regjimi gjenocidal i Serbisë, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se presidentja Osmani është parë e përlotur pas homazheve, ndërsa tha se në 22-vjetorin e vrasjes makabre të Aganit, njeriut që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në vendosjen e bazamentit të shtetit Kosovës bënë nderime te varri i tij për ta kujtuar shpirtin e tij liridashës dhe mbi të gjitha intelektualin që kurrë nuk rreshti së punuari për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
“Ishte njeriu që gjithmonë dinte të bënte të gjithë bashkë, ishte krahu i djathtë i presidentit historik Rugova dhe mbi të gjitha punoi që sakrifica e popullit të Kosovës për liri të dëgjohej edhe përtej kufijve tanë”, tha Osmani.
Ajo kërkoi drejtësi për të gjithë ata që ua mori jetën regjimi gjenocidal i Serbisë, raporton Telegrafi.
Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti tha “erdhëm të vendosim lule te varri i tij në Prishtinë dhe të bëjmë nderim për figurën e tij, roli dhe kontributi i të cilit është i madh”.
“Si profesor akademik e intelektual Agani kishte formim të thellë social e humanist, ndërsa si veprimtar politik ai ishte paqësor për nga karakteri dhe përparimtar për nga synimi. Profesor Agani e theksonte rëndësinë e mendimit në politik dhe të argumentimit në mendim”, tha Kurti.
Kryeministri më tej shtoi se është koha e fundit që sistemi ynë i drejtësisë të punojë, të veprojë në mënyrë që për vrasjet e shumta të regjimit kriminal të Jugosllavisë së Millosheviqit të fillojnë procese të drejta gjyqësore që të sjellin drejtësi për të gjitha viktimat.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor













