Lajme
FSK në Kuvajt, ambasadori Kosnett: Moment historik për Kosovën
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar lidhur me misionin e parë ndërkombëtar të Ushtrisë së Kosovës, duke e konsideruar moment historik.
Ai thotë se bashkëvendosja e ushtrisë së Kosovës dhe të Amerikës është moment historik jo vetëm për mbrojtjen e Kosovës, por si demonstrim i gatishmërisë së Kosovës për të marrë përgjegjësi përtej kufijve.
“Bashkëvendosja e Ushtrisë së Kosovës dhe Ushtrisë Amerikane në Kuvajt është një moment historik – jo vetëm për mbrojtjen e vetë Kosovës, por si demonstim i gatishmërisë së Kosovës për të përqafuar përgjegjësitë përtej kufijve të saj që kontribuojnë në sigurinë rajonale dhe globale”, shkruan Kosnett.
Ndërsa, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka thënë se është krenari për SHBA-në të kenë afër vetes ushtrinë e Kosovës.
“Departamenti i Mbrojtjes (DOD) është krenar të bashkohet me Forcat e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë në Kuvajt. Gjatë këtij misioni, partnerët tanë nga Kosova do të fitojnë përvojën e mekanikës dhe logjistikës, duke punuar me njësitë e Ushtrisë Amerikane #BashkëMëTëFortë”, shkruan Departamenti Amerikan i Shtetit.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka hyn edhe në botën e filmit Kapiteni i Zvicrës luan në filmin western “The Socceritos” përkrah legjendës së kinemasë, Terence Hill... -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Zvicër, “sulm terrorist” Therja me thikë e tre personave në një stacion treni zviceran nga një sulmues islamik është... -
Të huajt në Zvicër marrin letra të rreme për “dëbim” -
Gjeneva autorizon një protestë “të kufizuar” kundër G7 -
Zvicra shqyrton një alternativë ndaj martesës -
Zvicra voton në shtator për neutralitetin shtetëror












